Ra në tokë dhe shpërtheu në flakë, dalin pamjet e rrëzimit të avionit në Rusi (VIDEO)
Pëlqej
Një avion me 71 persona në bord u rrëzua për shkaqe ende të paditura në periferi të Moskës mesditen e djeshme me orën lokale.

Ai ishte jnë avion An-148 dhe ishte nisur për në malet Urale, ndërsa u përplas në tokë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në ajër.

Kamerat e sigurisë së një objekti pranë zonës ku ndodhi aksidenti kanë fiksuar momentin e përplasjes (pjesa e sipërme e videos) ku duket se avioni ka shpërthyer në flakë gjigante. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori