Qyteti fantazmë i Afrikës "Made in China" (VIDEO)
Presupozohej se ai do të strehonte rreth 500 mijë njerëz, por pamjet tregojnë se një qytet i ndërtuar nga kinezët në Angola, me shumë gjasa do të kthehet në të parin qytet-fantazmë në kontinentin afrikan, shkruan Shqip.

I ndërtuar në periferi të kryeqytetit Luanda, qyteti i quajtur Nova Cidade de Kilamba ka rreth 750 ndërtesa, dhjetëra shkolla dhe rreth 100 dyqane, por qyteti qëndron i boshatisur që kurse është ndërtuar, sepse banorët e zonës të cilët jetojnë në varfëri ekstreme dhe në skajet e mbijetesës, nuk mund ta përballojnë dot çmimin prej 75 mijë paund për apartamentet e tij.

Në këtë mënyrë, projekti prej 2,2 miliardë paund i investuar nga Kina rrezikon të ‘hidhet në plehra’. Ky projekt gjithashtu rrezikon një ‘kolonizim’ kinez të Afrikës, që synon ta përdorë vendin e pasur me minerale si një shtet satelit për interesat e veta dhe që të kujton kolonizimin famëkeq të Perëndimit në shek. 18-19. Banorët shprehen se ai është një vend shumë i mirë për të jetuar, por njëkohësisht shumë i shtrenjtë.

Është e pamundur që vendasit, me të ardhura rreth 2 dollarë në ditë, të jenë në gjendje të përballojnë çmimet e kripura të apartamenteve të ndërtuara nga kompania ‘China International Trust and Investment Corporation’, në këmbim të shfrytëzimit të zonave të pasura me naftë, që janë të shumta në vend.

Kështu që qyteti gjigant rrezikon të kthehet në një vend fantazmë, megjithëse mendohet se është një nga projektet më të mëdha të realizuara ndonjëherë në Afrikë.

Më sipër shikoni videon. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2012, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori