Qytetari i lumtur tregon që ka votuar dy herë, ish-deputeti i PD publikon bisedën (VIDEO)
Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka treguar në rrjetin social rastin e një qytetari, i cili e pohon vetë se ka votuar dy herë këtë të dielë. Sipas demokratit procesi është fare qartë i manipuluar.

"Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!😇
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.

Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?!
Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR", shkruan Boçi.
Shtuar më 30/06/2019, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori