Qytetarët e Zelandës mbrojnë myslimanët kur falin xhumanë (FOTO-VIDEO)
Mijëra njerëz kanë lidhur krahët me njëri-tjetrin, për të formuar një mburojë njerëzore jashtë një xhamie në Zelandë të Re, pas sulmit terrorist në Christchurch.

bashkuar krahë më krahë, banorët qëndruan në këmbë dhe të bashkuar, për t’i mbrojtur myslimanët gjatë lutjeve të së premtes në Xhaminë Kilbirnie në Wellington.

Ky solidaritet i zelandezëve vjen saktësisht një javë pas sulmit që ndodhi në xhamitë Al Nur dhe Linwood, ku mbetën 50 njerëz të vrarë.

Duam t’i sigurojmë vëllezërit dhe motrat tona myslimane se jemi këtu për ta dhe me ta”, tha bashkë-organizuesi Daniel Kleinsman në krye të ngjarjes.

Duam të krijojmë lidhjet dhe marrëdhëniet që një akt i tillë terrorizmi të mos përsëritet më kurrë”.
Qytetarët e Zelandës mbrojnë myslimanët kur falin xhumanë (FOTO-VIDEO)

Shtuar më 22/03/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori