Receta që do jua kërkojnë të gjithë, si të përgatisni speca të kuqe me hudhër turshi

Dimri pa turshi, në popullin tonë është pothuajse i paimagjinueshëm. Amivsat fillojne pergatitjet qe me pare qe sezoni t’i gjeje te pergatitur. Ketu keni receten e speceve turshi me hudher dhe vaj.

Përbërësit

10 kg speca

2 L ujë

0.5 L vaj

0.5 L uthull

300 gr kripë

1 filxhan sheqer

10 thelbë hudhër

10 karotë

2 tuba majdanoz

Hapat

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min.

Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse.

Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat.

Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz.

Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë


Shtuar 30.05.2022 12:10