Qeset zbrazen në Ministrine e Brendshme, ku po shkojnë ndihmat? (VIDEO)
Skandali i vjedhjes së ndihmave vazhdon. Sipas pamjeve të publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qese me ndihma nga organizata bamirëse, janë futur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Gjithçka është dokumentuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku shihet se qeset me ndihma shkarkohen nga një makinë me targa private, dhe më pas futen në ambientet e brendshme të instituicionit.

“Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri”.

I pyetur nga anëtarja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që po filmonte skenën, punonjësi i Ministrisë së Brendshme, është shprehur se ndihmat po merren si prova materiale.

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Shtuar më 02/12/2019, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori