Presidenti Rusisë, Vladimir
Putin, i cili është i dashuruar pas qenve, i mban ata pranë edhe në takimet zyrtare.
Pak kohë më parë,
Putini e ka trembur kandelaren gjermane Merkel gjatë një takimi zyrtar, pasi qeni i tij i zi iu afrua
kësaj të fundit.
Kësaj radhe,
Putini ka pritur në një intervistë dy gazetarë japonezë, ku është shfaqur së bashku me një nga qentë e tij të rracës japoneze Akita.
Qeni me emrin "Yume", që në japonisht do të thotë "ëndërr", është dhuratë për
Putin nga qeveria e Tokios, 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011-ës që goditi Japoninë. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2016,
ora 11:47