Anglezët bëjnë shembull shqiptarët e “shtëpive të barit”: U nxjerrin emrat, fotot dhe dënimet e marra (FOTO LAJM)

Drejtësia angleze ka dënuar 10 shqiptarë  nën akuzën e trafikut të drogës në Britani. Mediat angleze kanë publikuar detaje mbi bandën, emrat dhe fotot e shqiptarëve të cilët akuzohen për ngritjen e “shtëpive të barit” në Ashford, Hertfordshire dhe Canveylsland.

Dyshohet se vlera e drogës që kanë shpërndarë mendohet të arrijë 1 milion paund.

Operacioni i policisë britanike përfundoi me sekuestrimin e 485 bimë kanabis si dhe u sekuestruan 61 mijë paund.

Në burg kanë rënë shtetasit  Fation Perhati, Ylber Perhati, Klevis Prenga, Brooklyn Selita, Doris Prehati, Hekuran Prehati, Ndue Paluca, Dashamir Disha, Kejvi Leba, Adrian Toma, David Toal dhe Drilon Dishi.

Policia ra në gjurmët e këtij grupi në tetor të 2019, ku Drilon Dishi u ndalua nga efektivët dhe pas kontrollit në makinë e tij u gjet një bllok shënimesh që përdorej si regjistër. Pikërisht nga ky bllok shënimesh Policia mori jo pak detaje nga aktiviteti kriminal i grupit. Hetimet më pas zbuluan të gjithë rrjetin e kriminelëve.

Dënimi për secilin:

Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg.

Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Klevis Prenga, 32 vjeç,  dënuar 4 vite burg.

Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg.

Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg.

Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg.

Dashamir Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg.

Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg.

Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg

Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.11.2021 12:59