Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, në Shkodër.

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, kur makina me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga e është përplasur.

Njoftimi policisë

Shkodër/Informacione paraprake
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.


Shtuar 29.05.2023 10:17