''Punoni nga shtëpia nëse mundeni'', Manastirliu ka një video-mesazh për qytetarët (VIDEO)
Ministrja e Shëdetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në vijim të lehtësimit të masave shtrënguese të mos neglizhojnë rregullat për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të lajnë sa më shpesh duart.

“Me vijimim e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!” shkruan Manastirliu.
Shtuar më 13/05/2020, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori