Publikoi këngën në mesnatë, çfarë e ka munduar Mozzik që nuk e bëri për 6 vite (VIDEO)
Vonë në mesnatë Mozzik ka publikuar këngën më të re.

Kënga titullohet "1 ditë" por nuk është lansuar as në Youtube e as në Spotify por vetëm në Instagram.

Kjo për faktin se projekti është i vjetër, 5-6 vjet dhe në të Mozzik duket të ketë rastisur vetëm tani, në këto ditë të karantinës.

"Sa shumë e doja këtë këngë para 5 ose 6 viteve kur e bëra. E sot e gjeta në kompjuter në shtëpi, e dëgjova e më dha të njejtin emocion. E pikërisht sot ku po rrimë të gjithë në shtëpi , e keni dhuratë këtë këngë nga unë qe u punua gjatë viteve 2014/2015 por te unë ende e freskët" – ka deklaruar Mozzik në postimin e bërë.

Për një grimcë Mozzik të vjetër, larg komercialitetit dhe trendit të ditëve të sotme, shijojeni ‘1 ditë’ të plotë më poshtë.

Shtuar më 28/03/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori