Publikohet videoja, ja si u vra vëllai i diktatorit Kim Jong në aeroport (VIDEO)
Mediet ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e vrasjes së gjysëm vëllait të diktatorit korean Kim Jong Un.

video shihet se Jong-nam kishte një cantë në shpinë dhe ndodhej në mes të turmës së njerëzve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit. Ai shkon drejt terminalit për proceduart e nevojshme.

Nga sa u raportua Jong-nam planifikonte të udhëtonte në Makao dhe u nis te makina e biletës, por kamerat kanë fokusuar lëvizjet e një femre që e ndiqte nga pas hap pas hapi.

Jong-nam u vra nga një grua në një aeroport tejet të populluar të Malajzisë.

Pamjet janë transmetuar nga mediat kineze e ato japoneze e më pas bënë xhiron e mediave. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori