Publikohet video 3D, si u rrëmbye Jan Prenga në mes të Kamzës (VIDEO)
Publikohet për herë të parë video 3D e rrëmbimit dhe vrasjes së 49 vjeçarit Jak Prenga në Kamëz, nga vëllezërit Hajri.

Emisioni “Dossier” në RTSH tregon hap pas hapi momentin e rrëmbimit të Jak Prengës në Kamëz me një Range Rover të bardhë dhe dhunimin më pas nga tre persona të maskuar e të armatosur. I gjakosur viktima futet në makinë dhe transportohet për në resortin luksoz “Golden”, në Shijak pronë e vëllezërve Hajri, tre prej të cilëve u arrestuan dhe një është shpallur në kërkim.

“Rezulton se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhe është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019 makinën në Komisariatin Numër 6 në Tiranë. Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambjentet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga Range Rover në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku. Kalimi është bërë me urdhër të Elton Harjit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata. Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga familjaret Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut.

Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës. Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime active të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës,” thuhet ne vendimin e gjykatës.

49-vjeçari u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, ndersa policia ishte dhe ajo qe konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Ngjarja horror ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve.
Shtuar më 07/02/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori