Publikohen pamjet, ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë më 28 Nëntor 1945 (VIDEO)
Politika dhe historianët në Shqipëri janë të ndarë për sa i përket datës së Çlirimit të Shqipërisë. Disa thonë se u festua në 28 nëntor 1944, e të tjerë e thonë për 29 nëntor.

Edhe këtë herë, si përvit u debatua, ndonëse me tone më të ulura, mbi datën kur iku gjermani i fundit. Dritare.net po ju sjell një video të rrallë, marrë nga British Universities Film&Video Council.

Në kategorinë Ëar Pictorial Neës, e cila tregon filmime të bëra gjatë periudhës 1940- 1945">1945, nga vende të ndryshme të botës që festonin ditën e Çlirimit nga nazifashistët, është edhe ky fragment i rrallë dhe i rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë.

Kjo video e çmuar tregon sesi Shqipëria ka festuar ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 Nëntor 1945">1945. Në pamjet bardhë e zi, duken qytetarë që marshojnë në rrugët e Tiranës për të festuar.

video dallohen godinat e Tiranës së re, që u ndërtua gjatë pushtimit italian. Aty janë filmuar dhe festimet e çlirimit të shqiptarëve nga pushtuesi gjerman.

video dallohen dhe avionët luftarakë, si edhe anëtarë të misioneve aleate si anglezë, rusë, amerikanë dhe jugosllavë, që parakalojnë bashkë me partizanët shqiptarë. Mos i humbisni këto pamje!/Dritare.net/
Shtuar më 06/12/2017, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori