Pas ciklonit, sinoptikanët tregojnë motin e keq që do përfshijë Greqinë

Sinoptikanët në Greqi kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.

Sipas sinoptikanëve grek fenomenet me mot të keq do të jenë në pjesën e Jonit verior dhe më pas do të drejtohen për nga Shqipëria. Si pasojë e ndryshimeve atmosferike do të ketë erëra të forta nga 60-70 km/h ndërsa deti do të ketë dallgëzim 6-7 ball.

Paralajmërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit ku thuhet se do të ketë rrebeshe të forta shiu dhe gjithashtu edhe reshje breshëri shrkuan tch.

Ky paralajmërim i sinoptikanëve grek, vjen pas ciklonit që goditi Greqinë disa ditë më parë, ku shkaktoi dëme kolosale të llogaritura deri në 100 mln euro.


Shtuar 23.09.2020 10:44