“Arsyeja pse lash muzikën”, mes lotësh, Luizi tregon për herë të parë si u nda me vajzën e Jozefina Topallit

Gjysmëfinalja ka qenë e mbushur me emocione të mëdha protagonistin e BBV, Luizin. Pas debateve dhe zhurmës, sot pas 126 ditësh Luizi ka treguar linjën e jetës.

Ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris. Ai tha se la pas karrierën për dashurinë, por më pas i dhanë fund lidhjes 10 vjeçare, vetëm për një zënkë.

“Natën e ndarjes kam fjetur në makinë dhe kam patur vetëm 37 mijë lekë të vjetra në xhep”, u shpreh Luizi me lot në sy.

Pas kësaj, Luizi takoi nënën e tij dhe asnjëri nuk i mbajt lotët.