Trupat ruse qëllojnë mbi protestuesit në Kherson (VIDEO)

Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor të pushtuar Kherson duke qëlluar mbi protestuesit, raporton BBC.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë protestuesit në një shesh të qytetit, ku shihen njerëz që vrapojnë dhe tingujt e të shtënave automatike.

Disa raporte thonë se janë përdorur edhe granata trullosëse. Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Qyteti ka parë protesta të rregullta kundër okupimit që kur trupat ruse morën kontrollin në fillim të marsit.

Ai është më i madhi nga vetëm një pjesë e vogël e qyteteve të pushtuara nga forcat ruse që nga pushtimi muajin e kaluar./albeu.com

 


Shtuar 21.03.2022 14:55

Tags: ,