"PS i fitoi zgjedhjet me Blushin e jo me Idrizin", ja si i përgjigjet Idrizi-Manjanit (VIDEO)
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionit “Top Story” ka folur për koalicionin parazgjedhor për procesin e 18 qershorit.

Idrizi gjithashtu gjatë intervistës iu përgjigj edhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili deklaroi se e majta i ka fituar zgjedhjet me Ben Blushin dhe jo Shpëtim Idrizin.

Manjani ndoshta nuk e di që LSI ka qenë nja katër vite në koalicion me PD dhe e ngatërron të majtën”, u përgjigj Idrizi me të njëjtën monedhë".

Pasi sqaroi se, “çështjet e PDIU-së nuk janë as të majta dhe as të djathta”, Idrizi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme duke thënë se parapëlqen të jenë në një koalicion me PS-në, pavarësisht se u shpreh i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjes për bashkëqeverisjen e vendit.

Idrizi tha se të dy personat e vetëm të punësuar në administratën qeveritare nga ana e PDIU-së janë vetëm dy zv.ministrat e saj.

“Do të doja të mos bëhesha pjesë e koalicioneve, por ky Kod Zgjedhor na detyron. Ne brenda koalicionit dhe na i vjedhin votat”, tha Idrizi. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2017, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori