Protestuesit në Maqedoni: S'mund të ketë 10 shtete shqiptare në Evropë (VIDEO)
Qytetarët maqedonas dhe përkrahës të VMRO-së në Maqedoni, kanë protestuar mbrëmë në Shkup si dhe do të vazhdojnë protestat e tyre për tv ndaluar kreun e LSDM-së të formojë qeverinë e re dhe dygjyhësinë në Maqedoni.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit Gjeorge Ivanov që të mos ia japë mandatin kreut të LSDM-së pasi ai nuk po respekton interesat shtetërore të maqedonasve.

Një nga protestuesit ka thënë se nuk do të lejojnë që në Evropë të ketë 10 shtete 'shqiptare' dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe.

"Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin.

Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare", ka shtuar protestuesja. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori