Protesta në Shkozë, policia merr zvarrë gra me fëmijë të mitur (VIDEO)
Banorët në Shkozë që preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës kanë dalë sot në protestë. Mësohet se në pjesë e parë të projektit do të prishen 153.

Pas protestës, policia ka ndërhyrë me forcë për të shperndarë protestuesit.

Ajo ka shoqëruar dhe një grua. Ne pamjet e filmuara nga mediat, shihet djali i mitur i gruas qeë u lutet policëve të lirojnë nënën e tij.

GSH.al shkruan se banorët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar prezencën e deputetes së zonës, Elona Gjebrea dhe Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, te cilët sipas tyre i kanë premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim te plotë me një VKM të posaçme.

Banorët janë shprehur: “Nuk kemi ku të shkojmë do mbajmë të bllokuar urën. Shtëpitë disa janë te ndërtuara që në 1985 disa në proces legalizimi.

Banorët na mashtruan me premtime e tani sjellin 100 policë për të na flakur në rrugë”,-janë shprehur ata të revoltuar. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori