Protesta e rrallë, banorët e Zharrëzës kanë edhe 60 km për të bërë në këmbë deri në Tiranë (FOTO & VIDEO)

Banorët e Zharrëzës në Fier do të vijojnë edhe sot marshimin në këmbë për në Tiranë pasi dje udhëtuan nga Fieri deri në Lushnje. Në mbrëmje, banorët fjetën në një çadër në Plug të Lushnjes duke pritur mëngjesin e sotëm për të vazhduar rrugëtimin drejt kryeqytetit duke sjellë edhe mesazhin e tyre se "Bankersi po i vret".

Nga Zharrëza në Tiranë janë rreth 109 kilometra, ndërkohë që banorët kanë bërë në këmbë 50 kilometra.

Përllogaritet që për dy ose tri ditë ata të arrijnë në kryeqytet duke shënuar një ndër protestat më të rralla të këtij lloji në vend, shkruan Albeu.com.

Banorët theksojnë se prej vitesh gjenden nën terrorin e kompanisë së naftës Bankers Petroleum, e cila sipas tyre bën shpërthime në nëntokë duke shkaktuar tërmete që u kanë prishur shtëpitë dhe u rrezikojnë jetën.

Banorët kërkojnë nga qeveria që të ndërpresë kontratën me Bankersin dhe të dëmshpërblehen për dëmet e deritanishme. /Albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori