Propozim live në emisionin shqiptar, surpriza më e bukur e Shën Valentinit (VIDEO)
Puntata e djeshme e emisionit "Dilema Deal or no Deal" në Top Channel ishte më e veçanta, kjo sepse në studio u bë një propozim. Konkurrentja 22-vjeçare, Desara gjatë lojës mori një surprizë nga i fejuari, Oltioni.

Ai u shfaq në monitor me një videomesazh ku i kërkonte falje që i kishte thënë se nuk mund ta shoqëronte dot në studio. Pas videomesazhit, Desara mori surprizën që do ta mbajë mend përjetë. I fejuari ishte ulur në gjunjë me unazën dhe një buqetë me lule.

Desara e emocionuar përqafoi Oltionin dhe çiftin i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Ndiqni videot më poshtë.

Shtuar më 15/02/2020, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori