Pronarët ua vranë, kuajt e familjes Bilali mbesin lulishteve të Shkodrës (VIDEO)
Kuajt e Astrit Bilalit të vrarë para disa javësh enden nëpër qytet pa orientim që pas vdekjes të të zotit. Ato shihen në lulishtet e qytetit ndërsa tashmë pas vrasjes së vëllezërve Bilali dhe prangosjes së Astmer Bilalit askush nuk merr përsipër përkujdesjen ndaj tyre.

Kujtojmë që Astrit Bilali u vra rreth 3 javë më parë bashkë me vëllain e tij. Vëllezërit janë vrarë teksa kanë qenë pranë derës së banesës së tyre në lagjen Kiras, shkruan faxëeb.

Astriti është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
Shtuar më 22/04/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori