Prokuroria zbarkon në "Opinion", Fevziu refuzon të dorëzojë celularin (VIDEO)
Pëlqej
Pas pamjeve të transmetuara në emisionin “Opinion” për ngjarjen e Elbasanit, ku dukej momenti i përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë nga një Audi i blinduar, dy oficerë të Policisë Gjyqësore shkuan në zyrat e televizionit për të sekuestruar pamjet filmike.

Nga këto pamjet të filmuara me celular mund të dëgjoni edhe bisedën mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të prokurorisë:

Fevziu: Ja ku i kemi pamjet, por celularin nuk ua jap. Po të doni gjë tjetër… po telefonin jo.

OPGJ: Kemi marrë celularin e Tan Hoxhës.

Fevziu: Po vetë e solla atë (gazetarin Artan Hoxha)… po i fshiu në makinë ai çfarë kishte për të heq.

rastin e gazetarit Artan Hoxha, ai u shoqërua në ambientet e prokurorisë dhe iu sekuestruan celularët një vit më parë (shtator 2016), me pretekstin se ka nxjerr sekretin hetimor për rastin e pilotit italian që ra me avionin në Ishëm.

Shihni pamjet nga sekuestrimi i pamjeve te transmetuara mbremjen e djeshme ne emision. /opinion.al/
Shtuar më 26/09/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori