Prokuroria kërkon burg, Salianji nuk ndalet e publikon përgjimet e reja (VIDEO)
Ervin Salianji, ish-deputeti i PD nuk ka ndërmend të ndalet.

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka publikuar prova të reja të patranskriptuara nga Prokuroria, rreth dosjes “Babale”.

Salianji bëri publike të tjera përgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi, ku zbulohet fakti se këta të fundit e kanë paguar Alizotin si dëshmitar.

"Ne sot po ju paraqesim disa prej përgjimeve ku paguhet dëshmitari Alizoti prej drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë së Fierit të asaj kohe dhe shumë përgjime të tjera që nuk janë transkriptuar në shkelje të ligjit nga ana e Prokurorisë.

Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë. Fredi Alizoti pranon se po merr para dhe nuk e ka problem të bëjë burg", tha Salianji.

Gjithashtu Salianji paralajmëroi se nesër në orën 10 do të publikojë fakte të reja./albeu.com/

Shtuar më 17/12/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori