Prodhuesi i armëve Kallashnikov kryen testin e “makinave fluturuese” (VIDEO)

Pëlqej
Prodhuesi i armëve ruse “Kallashnikov” ka bërë testimin e një prototipi të quajtur “ makina fluturuese”.

Në një videopublikuar nga kompania tregohet se si pajisja pilotohet nga një person duke përdorur vetëm një joystick.

Videoja e publikuar të së fundmi tregon një makinë që ngjan me helikopterin e pasagjerëve.

Nëse pajisja do të hyjë në radhët e ushtrisë ruse apo do të përdoret për qëllime civile, kjo nuk dihet ende.

“Tani automjeti po testohet. Së shpejti ne do ta demonstrojmë atë në praktikë”, u ka thënë mediave të huaja, drejtoresha e komunikimit e kompanisë, Sofia Ivanova. /albeu.com/



Shtuar më 26/09/2017, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori