"Problematik gajs" që solli sot ndryshime te Thaçi, pse qeshi Vuçiçi? (VIDEO)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, jo rrallë është kritikuar për anglishten e tij të dobët. Por e folura e tij në takimin e fundit në Forumin Europian Alpbach, para disa ditësh, u bë virale në internet.

Mosnjohohja e gjuhës angleze vërehej më shumë sidomos përballë anglishtes perfekte të homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Të gjithë në sallë filluan të qeshin kur Thaçi shqiptoj fjalën ‘problematik gays’. E kjo si duket e ka bërë Thaçin që të reflektoj.

Ai në takimin e sotëm në Bruksel ka zgjedhur të flas vetëm shqip, ndërsa me vete ka marrë një përkthyes.

Kur Thaçi foli para se të hynte në takim, fjalimi i tij u përkthye në anglisht para gazetarëve.


Shtuar më 07/09/2018, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori