Prishtinë, ndërprerja e energjisë ka shkaktuar kaos në qarkullim (VIDEO)

Sot pothuajse në të gjithë Kosovën ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërprerja e rrymës ka shkaktuar kaos në kryeqytet edhe për faktin se semaforët nuk kanë punuar gjatë kohës pa energji elektrike në shumicën e lagjeve në Prishtinë.

Nëpërmjet një komunikate Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar mungesën e rrymës. Aty thuhet se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar të ndalet nga prodhimi blloku B2 të Termocentralit Kosova B i cili prodhon 250 megavat për orë.

Sipas KEK’ut njësia e bllokut B2 pritet të kthehet në punë sonte pas orës 20:00. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori