Lista e ushqimeve me vitaminat dhe mineralet e duhura për gratë

Trupi i njeriut ka nevojë për vitamina dhe minerale që të gëzojë shëndet të plotë.

Çdo vitaminë apo mineral luan një rol thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në organizëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të listuar vitaminat dhe mineralet për të cilat gratë kanë nevojë më shumë se burrat.

Cilat Vitamina Dhe Minerale Janë Të Rëndësishme Për Shëndetin E Një Gruaje.
Ekspertët rekomandojnë gjithnjë që vitaminat dhe mineralet të merrën nga burime të larmishme ushqimore.

Acidi Folik

I njohur ndryshe si vitamina B9, acidi folik e ndihmon organizmin të prodhojë rruazat e gjakut dhe qeliza të reja të ADN-së.

Ai parandalon defektet në lindje dhe shmang lindjet e parakohshme.

Gratë që duan të ngelin shtatzënë apo ato që janë shtatzënë duhet të marrin 400-800 mikrogramë acid folik në ditë.

Acidi folik gjendet tek spinaqi dhe barishtet e tjera, portokalli, arrorët, fasulet, mishi i pulës, viçit, drithërat e plota e të tjerë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe nervat në tru.

Vitamina B12 është veçanërisht e rëndësishme për gratë shtatzëna, vegjetarianët dhe njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Ajo gjendet tek qumështi pa yndyrë, veza, mishi i shpendëve, sardelet e të tjerë.

Vitamina D

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme.

Bashkë me kalçiumin ajo ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Vitamina D largon inflamacionin dhe forcon imunitetin.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për gratë që nuk qëndrojnë mjaftueshëm në diell, gratë pas menopauzës, ato mbipeshë, ato që vuajnë nga inflamacioni i zorrës dhe ato që kanë kryer një bajpass gastrik.

Vitamina D gjendet tek peshku ton, salmoni dhe qumështi pa yndyrë.

Kalçiumi

Kalçiumi është një mineral i dobishëm për kockat dhe për shmangien e osteoporozës.

Për më tepër, kalçiumi përmirëson ndërlidhjen mes trurit dhe muskujve.

Vajzat e moshës nga 9 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1,300 miligramë kalçium në ditë.

Gratë kanë nevojë për 1,000 mg kalçium çdo ditë.

Pas menopauzës, trupi ka nevojë për 1,200 kalçium në ditë.

Kalçiumi gjendet tek produktet e bulmetit, lëngu i portokallit, salmoni dhe barishtet.

Hekuri

Hekuri është i nevojshëm për qelizat e gjakut dhe transportin e oksigjenit në organizëm.

Gjatë ciklit menstrual gratë kanë nevojë për shumë hekur.

Edhe gratë shtatzëna kanë nevojë të madhe për hekur. Gjatë shtatzanisë ato duhet të konsumojnë 27 mg hekur në ditë.

Pas moshës 51 vjeçare ato mund të konsumojnë 8 mg hekur në ditë.

Hekuri gjendet tek mishi i kuq, mishi i pulës, produktet e detit, fasulet, spinaqi, çokollata e zezë.

Kujdes Me Suplementët

Disa suplementë mund të rrisin rrezikun e disa problemeve shëndetësore, sidomos nëse merren në të njëjtën kohë me medikamentet.


Shtuar 8.09.2023 23:35

Tags: ,