Prindër për herë të parë, Klea dhe Elgiti zbulojnë me një video emocionuese gjininë e bebit (VIDEO)
Klea Huta dhe Elgit Doda janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Klea ka vendosur të zbulojë sot gjininë e bebit me anë të një video në kanalin e saj të “Youtube”.

video ajo shfaqet me Elgitin gjatë ekos dhe Klea tregon se Elgitit nuk i pritej ta mësonte gjininë, por këto gjëra ndodhin vetëm një herë e Klea donte të ishte sa më emocionuese.

Më pas, teksa çajnë tullumbacen, dalin letra blu, që tregojnë kështu se çifti simpatik i këngëtarëve do të bëhen prindër të një djali. Ky ishte një moment mjaft emocionues për çiftin, i cili nuk i ndali puthjet dhe përqafimet.
Shtuar më 04/05/2020, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori