PËRGJIMI/ Ja se si zyrtari i qeverisë së Kosovë merr para për ulje të dënimit në gjykatë
Policia arrestoi Zahir Bajramin, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, sëbashku me djalin e tij, për marrje të 20 mijë eurove nga një person për heqjen e dënimit prej tri vitesh burg.

Pasi u dhanë paratë, çështja u kthye në rishqyrtim.

Dhe pas kësaj, raporton KTV iu kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera.

Pazari për heqjen e dënimit vërehet qartë edhe në bisedat e zhvilluara nga takimet që El-Sadat Musliu ka zhvilluar me Zahir Bajramin dhe të birin e tij.

Bajrami dëgjohet duke ia kërkuar paratë dhe duke thënë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese që atë kohë ishte Enver Hasani, do ta kryente këtë punë.

Babë e bir janë arrestuar pasditen e djeshme, derisa njëri prej tyre ishte duke kryer veprën në një lokal të Prishtinës.

Kjo histori e ryshfetit kishte filluar në vitin 2012.

Zyra e kryeministri ka konfirmuar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij zyrtari./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori