Përfundon marrja në pyetje e Zaev, ja çfarë tha pas seancës (VIDEO)
Ka përfunduar marrja në pyetje e kreut të LSDM-­së, Zoran Zaevit në Prokurorinë Themelore Publike.

Pas përfundimit të seancës, Zaev tha për mediet se është pyetur për financat e zgjedhjeve, por refuzoi të flasë më tepër,

"Finansat e zgjedhjeve janë të shpallura publikisht dhe mund të jemi si shembull se si një parti politike duhet të udhëheq finansat", tha Zaev.

Ai shtoi se sa herë që PSP do të hapë ndonjë rast kundër funksionerëve të qeverisë aktuale, ai është target i PTHP­së.

Dje Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsion raportoi se ka hapur dy procedura hetimore kundër ish funksionerë të MPB-­së nga vetqeverisja lokale dhe
funksionerë të lartë nga "parti e caktuar politike", të cilët ngarkohen me blerje të votuesve gjatë kohës së zgjedhjeve në prill të vitit 2014 dhe në dhjetor të vitit të kaluar./albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori