Prezantuesja "shuplakë" Trumpit për emigrantët, ja pse videoja u bë virale (VIDEO)
Prezantuesja amerikane Ellen DeGeneres, ka kritikuar urdhrin e Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA, myslimanëve nga 7 vende të Botës.

Videoja ku DeGeneres i jep "shuplakën" e radhës presidentit të SHBA-vë është bërë menjëherë virale për shkak të personazheve që ajo ka përdorur.

Sipas The Independent, pa e përmendur farë emrin e Trump, prezantuesja e njohur ia ka arritur qëllimit të saj duke përdorur karakteret e filmit vizatimor "Finding Dory".

"Dory është një peshk nga Australia, ndërsa prindërit e saj jetojnë në Amerikë. Gjatë përpjekjes për tu bashkuar me ta, Dory bashkë me miqtë e saj erdhën në 'Marine Life Institute' përpara një muri gjigand gati të pamundur për tu kaluar.

Atyre ju duhej të kalonin murin, i cili nuk kishte pothuajse fare efekt për ti ndaluar. "Edhe pse ajo e kaloi murin ishte sërish e ndarë nga familja dhe aty e ndihmuan kafshë të tjera, me të cilat nuk kishte asnjë lidhje"- shprehet prezantuesja mes ovacioneve të sallës.

"Edhe pse ata nuk kishin asnjë lidhje me Doryn, e ndihmuar atë, sepse kjo duhet bërë sa herë dikush është në nevojë, ti i ndihmon", përfundon Ellen. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori