Prej saj e hoqën nga puna, por ja çfarë i bëri Jonida Shehu Rezarta Shkurtës (VIDEO)
Para dy vitesh Rezarta Shkurta u bë shkak që Jonida Shehu të largohej nga pasditja në Top Channel. Në momentin që të gjithë mendonim se Jonidën dhe Rezartën nuk do t’i shihnim më bashkë në një emision televiziv, aq më tepër në Top Channel, kjo e fundit na ka surprizuar.

Ka qenë Rezarta Shkurta e cila pa postuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet me Jonidën tek studio e emisionit të saj “Soiree”.

“I nxorra te gjitha, për sekretet e kam fjalen. Një ëndërr e imja është bërë realitet, kush e gjen për çfarë e kam fjalën? Përndryshe do ta zbuloni tek Soiree me Jonida Shehu të mërkuren ora 21:00 Top channel”, ka shkruar Rezarta.

E veshur e gjitha me të bardha, Rezi ka ndarë me ndjekesit e saj në Instagram disa nga momentet e emisonit që pritet të fillojë të mërkurën në Top Channel.

Në videon e postuar nga Rezarta shihen edhe të ftuar të tjerë si Arbër Çepani, Alfio Rrotani, Mariza Ikonomietj, të cilët janë bërë bashkë për të festuar një mbrëmje miqsh shoqëruar me një gotë verë.

Nga burimet morëm vesh qëtë ftuarit e parë janë Gaz Paja dhe Ilva Tare ku vlen të theksojmë se kjo e fundit shfaqet për herë të parë në Top Channel. Këtë vit programi do të jetë prime-time nga ora 21:00 deri në oren 23:00.

Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim ditën e mërkurë ora 21:00 në Top Channel për të mësuar sekretet e Rezartës.

Shtuar më 19/09/2019, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori