Pra, Bebe Rexha është vetëm një telefonatë larg bashkëpunimit më Duan, Ritën dhe Ava Max! (VIDEO)
Këngëtarja e njohur,
Bebe Rexha ka dhënë këtë të premte, intervistën e saj të parë në Shqipëri, në emisionin e Eraldo Rexhos, “Lart e Poshtë” me gazetarin
Andi Vrapi.
Në një bisedë interesante në makinë rrugës për në aeroport, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private dhe karriera.
E pyetur nga
Andi lidhur me faktin nëse në albumin e saj të ri do të ketë bashkëpuntorë shqiptarë,
Bebe ka rrëfyer një detaj mjaft interesant.
“Dua shumë të bëj një këngë me
Ritën, Duan dhe Ava Max. E ke parasysh, të gjitha vajza, fuqia e vajzave. Por ndonjëherë është e vështirë sepse çdokush ka planet dhe axhendën e vet!”- u shpreh ajo.
E pyetur nga gazetari nëse ky është një paralajmërim, ajo tregon:
“Unë jam veç një telefonatë larg…”.
Shtuar më 07/12/2019,
ora 09:36