Lajm i mirë për futbollin italian, vjen njoftimi se kur stadiumet do të mbushen 100%

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët dhe futbollin italian.

Nënsekretari i shëndetësisë, Andrea Costa ka folur për “Radio 24” dhe ka zbuluar se kur do të jenë stadiumet me kapacitet të plotë.

“Stadiumet me 100% kapacitet do t’i hapim më 31 mars. Ky kapacietet është absolutisht një objektiv i arritshëm i qeverisë më 31 mars.

Unë po mendoj të marrë përgjegjësinë totale për të bërë një përpjekje për të futur të gjithë tifozët në stadium që në datën 24 mars ku Italia do të luaj kundër Maqedonisë në Palermo.

Unë po e mendoj këtë gjë personalisht dhe shpresoj ta realizoj./h.ll/albeu.com