Këshilltari i Zelensky-it: Rusia nuk është serioze për “bisedimet e paqes”

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes, tha këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky për Newshour të BBC-së.

Alexander Rodnyansky thotë se bisedimet synojnë të “fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme”.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës”, shton ai.

“Ju nuk kërkoni paqe dhe bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë.”