Policia u bën zbor pasagjerëve në Berat. Në kontroll për një celular (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Vjedhja e një celulari ka vënë para përgjegjesisë policinë, e cila ka zbritur të gjithë pasagjerët në një autobus dhe i ka kontrolluar me radhë. Duket se kjo procedurë ende vijon, ndërsa nuk është gjetur smartfoni i teknologjisë së fundit.

Autobusi urban i linjës Uznov-Kombinat në qytetin e Beratit është ndaluar nga policia mëngjesin e sotem dhe të gjithë udhëtarët janë kontrolluar me radhe.

Dikujt i kanë vjedhur një smartfon të teknologjisë së fundit, ndoshta iPhone 6 apo 7. Duke qenë se sinjalizuesi GPS ishte ende ndezur, pronari i sendit të humbur ka lajmëruar policinë për të gjurmuar e për të gjetur se ku ndodhet apo kush e ka vjedhur iPhonin. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.