Policia publikon pamjet e momenteve të para të masakrës së Las Vegasit (VIDEO)

Policia amerikane ka postuar një video që tregon më së miri për kaosin e krijuar në Las Vegas ku policia u mundua të lokalizojë vendin nga ku vinin të shtënat.

Mijëra qytetarë që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër festivalin e muzikës country, vraponin për t’i shpëtuar plumbave që u fluturonin para syve.

Përveç sirenave të makinave të policisë dhe autoambulancave, dëgjoheshin edhe policëtkëshillonin qytetarët të strehohen në zona më të sigurta.

Stephen Paddock 64-vjeç nga Nevada hapi zjarr ndaj turmës duke i marrën jetën 59 personave dhe plagosur mbi 500 të tjerë. /albeu.com/



Shtuar më 04/10/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori