Policia në Argjentinë vret pëllumbin që po barte drogë (VIDEO)
Policia në Argjentinë ka qëlluar me armë një pëllumb që po fuste një sasi të vogël droge në një burg.

Shpendi u pa nga agjentët të fluturonte nga jashtë brenda burgut që ndodhet në qytetin qendror Santa Rosa.

Kur zogu ra në tokë, oficerët që rekuperuan trupin e tij zbuluan se në kurriz kishte një zarf të vogël prej lecke brenda së cilës kishte qetësues, marijuanë dhe një USB.

Kjo mënyrë kontrabande është përdorur edhe më parë dhe për të është kryer një hetim i mirëfilltë nga autoritetet, bën të ditur gazeta argjentinase “Clarin”.

Autoritetet që kujdesen për sigurinë në burgje paralajmëruan në vitin 2013 taktikën e përdorur nga të dënuarit, që u bënin pëllumbave 10 deri në 15 xhiro në ditë. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori