Policia ndalon Luçiano Boçin , PD: Sjellje barbare, figura më e keqe e një shteti demokratik (VIDEO)
Partia Demokratike ka shpërndarë një video, e cila sipas saj tregon se si ish-deputeti Luçiano Boçi është shoqëruar në mënyrë "barbare" nga Policia e Elbasanit. Sipas selisë blu, sjellja e policisë ndaj Boçit është karakterizuar nga dhuna dhe si protagonist ka nëndrejtorin e Policës së Elbasanit, Berti Nushi.

Ish-deputeti Luçiano Boçi tentoi sot t’i bllokonte rrugën eskortës së kryeministrit Rama, i cili ishte në një takim në fshatin Linas të Cërrikut.

"Bashkengjitur po ju dergojme videon se si ndalohet ish-deputeti Luciano Boci ne menyren me barbare. Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me ne krye Bashkepuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policise se Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policise se Fierit ka shfaqur nje sjellje barbare te karakterizuar ne te gjitha format e dhunes dhe kjo eshte figura me e keqe per nje shtet denokratik qe ne duam me zemer", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga PD-ja. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2019, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori