Policia lëshon dronin mbi një rreth-rrotullim, kapet mat autobusi (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e rrugëve kombëtare me dron, i cili bën të mundur filmimin e parakalimeve të gabuara të automjeteve.

Policia u fokusua në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Shtuar më 29/08/2018, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori