Policia kap "mat" të fortët me makina luksoze, bënin gara në mesnatë (VIDEO)
Pëlqej
Duket se të rinjtë me lekë e kanë gjetur pistën e tyre në kryeqytet për të bërë gara me makina.

"Pista" e re është ajo që njihet me emrin Unaza e Madhe që nis nga pallati me shigjeta dhe mbaron tek TEG-u.

Prej kohësh në këtë rrugë, gjatë orëve të natës zhvillohen gara me makina, ndërsa policia ditët e fundit ka vendosur të ushtrojë kontrolle gjatë natës duke gjobitur dhe shoferët.

Në kuadër të kontrolleve për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e mjeteve, ‘Shqiponjat’ në bashkëpunim me policinë rrugore kanë ushtruar kontrolle në Unazën e Madhe.

Gjatë natës janë proceduar pesë drejtues mjetesh, të cilëve ishin duke bërë gara me shpejtësi; tre drejtues mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe tre drejtues mjetesh me xhama të errët.

‘Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje’, shkruan policia, teksa poston edhe pamje nga aksioni.


Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose...

Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje.
Shtuar më 10/08/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori