Policia i "fik derën" të fortëve që kalojnë me semafor të kuq (VIDEO)
Pëlqej
Policia ka ndaluar një numër të madh drejtuesish makinash duke kaluar semaforin e kuq gjatë ditës së djeshme duke vendosur gjoba të majme.

Nga kontrollet e kryera në të Tiranë janë konstatuar 32 shoferë që kaluan semaforin e kuq.

Detajet e operacionit

Vijon kontrolli i territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor.

Kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e Kryeqytetit, ku u konstatuan:

• 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor).

• Tërhiqen 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

• 23 automjete u ndaluan administrativisht për mosshlyerje detyrimesh.

• 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• Merren 189 masa administrative, për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.
Shtuar më 21/05/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori