Tmerrohet Ribery, ish-sulmuesi i Bayern aksidentohet me makinë

Ditën e sotme ish-sulmuesi i Bayern Munich, Frank Ribery është tmerruar, teksa ka pësuar një aksident automobilistik.

Francezi për fat të mirë nuk ka patur lëndime të rënda, ku ka marrë vetëm një dëmtim të lehtë në kokë.

Ribery në këtë rast nuk ishte vetë ai që po ngiste makinën, pasi ishte pasagjer, ku menjëherë pas kësaj situate është dërguar në spital, ndërsa si masë paraprake nga mjekët, Ribery është lënë disa ditë pushim. Ai do të mungojë për transfertën e Salernitanës në Milano ku do të përballet me Interin.

“Si pasojë e një aksidenti me makinë, futbollisti Frenk Ribery, i cili nuk po i jepte makinës, pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Futbollisti do të pushojë disa ditë deri sa të rikuperohet”, ishte komunikata nga ana e klubit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 17:15