"Po nuk zihet njeriu për një burrë!" Kjo video e Eni Çobanit po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
Ditën e djeshme, gjatë rubrikës “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”, juristja Eni Çobani e ka humbur durimin me rastin e dy zonjave të ftuara në seancë.

Sonila bashkëjetonte prej 23 vitesh me një burrë të martuar me të cilin kishte edhe një djalë. Ajo kishte ardhur për t’u përballur me bashkëshorten e partnerit të saj dhe vajzën e tyre, Denisën.

Sonila kërkonte nga partneri atësinë e djalit, mirëpo situata në studio është agravuar dhe Eni Çobani s’e ka përmbajtur dot veten, duke i thërritur zonjave.

“Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar, të lutem shumë! Po të zihesh për një burrë, po s’ia vlen moj zonjë! Po nuk zihet njeriu për një burrë! Po ç’e do atë burrë moj aman! Po s’duhet ai burrë moj! O Sonila, po s’ke ç’e do atë burrë moj!”

Video e juristes po bën sot xhiron e rrjetit, ndërsa vetë znj. Eni e ka ndarë me ndjekësit në Instagram këtë rast, duke shkruar krahas postimit:

“Kam lexuar çdo mesazh, kam percjell çdo mendim dhe opinion te secilit prej jush qe ndjete dhe shkruajtet ashtu siç menduat dhe une respektoj mendimin e gjithsecilit prej jush te njohur apo te panjohur prej meje ju jeni te gjithe miqte e mi.
Tani dua tju them vetem dicka te dalesh ne publik dhe ta besh jeten tende nje objekt bisede te cdokujt nuk eshte e lehte keshtu qe ne radhe te pare te frenohemi kur fyejme protagonistet dhe per me teper mendimet mbi jeten e tyre dhe veshtiresite qe ato kane kaluar ne skemi asnje te drejte qe ti denigrojme.Ju lutem kush shan dhe fyen patjeter qe do fshihet eshte i respektuar kushdo qe jep nje opinion si ta shendoshim dhe zgjidhim situaten.Faleminderit per mirkuptimin!”

Po ju si mendoni për këtë rast?

Për më tepër, ndiqni videon e plotë të seancës së ndërmjetësimit.
Shtuar më 23/09/2019, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori