Po ktheheshin nga Kisha e Laçit, përfshihet nga flakët makina me 5 persona brenda (VIDEO)
Një familje nga Shkodra ka udhëtuar sot drejt Kishës së Laçit, ndërsa gjatë rrugës së kthimit janë përballur me një situatë të tmerrshme.

Makina e tyre Benz C Class ka marrë flakë si pasojë e një mase në paketën elektronike, ndërsa brenda në makinë ndodhej çifti bashkë me tre fëmijët e tyre, të moshës 16-20 vjeç.

Sipas raportuesit, ka qenë një grua laçianë që ka bërtitur dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit duke i dalë para për ta njoftuar që makina kishte marrë flakë, pasi familjarët nuk kishin kuptuar asgjë.

Kështu, kjo grua u ka shpëtuar jetën, pasi menjëherë personat që ndodheshin brenda makinës kanë dalë jashtë automjetit, ndërsa më pas ky i fundit ka marrë flakë menjëherë.

Zjarrfikësja ka ardhur rreth 20 minuta pas lajmërimit, ndërsa në videot e mbërritura në redaksinë e JOQ duket se si Benzi është shkrumbuar i gjithi /Albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori