Po i jepte makinës pa patentë, këngëtarja shqiptare përfundon në rajon (VIDEO)
Këngëtarja Marjona Metohu nuk ka pritur dot dhe i ka dhënë makinës pa marrë ende patentën. Ajo është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në rajon. Rastin e ka treguar vetë këngëtarja e ftuar në "Glamour Zone".

"Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës. Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo. Shkojme në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhenë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.”Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë", tregoi Marjona.

Kujtojmë që Marjona mori pjesë në "Kënga Magjike", me këngën "Bosh" që u pëlqye shumë nga publiku.

Shtuar më 14/02/2020, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori