Po "fluturonte" me 191 km në orë, kapet mat i riu nga Tirana (VIDEO)
Policia ka vënë në pranga një të ri në Tiranë i cili mbrëmë ka thyer rekorde shpejtësie brenda zonës së populluar.

Shtetasi I.B ka bërë një spektakël të vërtete mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke ecuar me 191 km në orë dhe duke xhiruar gomat para policisë.

Drejtuesi i BMW-së po ecte me një shpejtesi sketerre, duke mos ndaluar as pas shenjës së dhënë nga punonjësit e Policisë Rrugore

Por dy patrulla i janë vënë në ndjekje, dhe pas disa xhirosh e kanë bllokuar tek Sheshi Shqiponja.

Policia ka bërë me dije se shpejtësia më të cilën po ecte i riu është e papranueshme dhe i ka pezulluar direkt lejen e drejtimit. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2018, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori