Po bënin betimet e martesës, gruaja shpëton burrin nga humnera (VIDEO)
Shumë burra dihet se përjetojnë një gjendje jo dhe aq të mirë shpirtërore kur thonë fjalën e madhe: ‘Po, dua’

Për Peter Bolton, nuk ishin vetëm emocionet që e bënë thuajse të rrezohej po edhe shkëmbi i lartë në të cilin ai dhe bashkëshortja vendosën të bënin provat e betimeve të martesës së tyre. Ceremonia u mbajt në shkëmbin e Santa Fe, në New Mexico.

Disa miq të pranishëm ndoqën me tmerr momentin ndërsa Z. Bolton papritmas u anua prapa, duke e humbur ekuilibrin e tij, ndërsa qëndronte në buzë të gremisë e ndërsa lexonte premtimet e tij.

Ai bërtiti i frikësuar por duket se në këtë moment i ka ardhur në ndihmë gruaja e tij e cila arriti ta tërheqë në kohë drejt vetes duke i shpëtuar kështu edhe jetën.
Shtuar më 10/09/2019, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori